“Apeli” i GJKKO la në burg Fredi Belerin, reagon Ministria e Jashtme e Greqisë: Kundër dispozitave të shtetit

Politikë

“Apeli” i GJKKO la në burg Fredi Belerin, reagon Ministria e

Ministria e Punëve të Jashtme të Greqisë, ka reaguar pas vendimit të Apelit të GJKKO-së, i cili la në burg Fredi Belerin për blerje votash.

Përmes një reagimi në faqen zyrtare, ministria thotë se vendimi është kundër dispozitave të shtetit.

Gjithashtu në deklaratë thuhet se nga 31 akuza të ngritura për krime elektorale, i vetmi paraburgim i dhënë është ai për Fredi Belerin, gjë që sipas tyre ngre pikëpyetje.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Vendimi refuzues i sotëm ndaj Apelit të Kryetarit të zgjedhur të Bashkisë së Himarës, Fredi Beleri dhe lënia në paraburgim nuk rezulton të përputhet me dispozitat e shtetit të së drejtës, si dhe nuk është trajtim i drejtë i një përfaqësuesi të zgjedhur të pushtetit lokal, pasi, siç vihet re nga Njoftimi i Gjykatës së Posaçme të Shqipërisë është i vetmi i arrestuar në 31 akuza të ngritura për shkelje të rregullores zgjedhore. Vendimi gjithashtu ngre pikëpyetje për ekzistencën e arsyeve politike në mbajtjen në paraburgim, pasi shkakton pengesa esenciale në marrjen e detyrës si kryebashkiak.

Ndërkohë paraburgimi i Belerit ishte objekti i diskutimit të sotëm mes ministrit të Jashtëm grek, Vasilis Kaskarelis dhe homologes shqiptare, Olta Xhaçka në Oslo, në kuadrin e takimit jo formal të ministrave të Jashtëm të NATO-s”, thuhet në deklaratë.

 

ME TE LEXUARAT