Anëtari i kryesisë së PD emërohet nga Rama Drejtor i Kadastrës në Vlorë

Politikë

Anëtari i kryesisë së PD emërohet nga Rama Drejtor i

Genc Deromemaj, antari i kryesisë së Partisë Demokratike, për degën e Vlorës, është emëruar drejtor i ri i Kadastrës në Vlorë.

Ai merr këtë detyrë pas largimit të drejtuesit të mëparshëm të këtij institucioni, Erjon Galanxhi, i cili dha dorëheqjen pas vetëm 3 muajsh në detyrë.

Genc Deromemaj ka mbajtur postin e kreut të Partisë Demokratike në qarkun e Vlorës, ndërsa ka qenë pjesë e PD që prej vitit 2002.

Në vitin 2015, kandidoi për bashkinë e Vlorës si kandidat i PD-së, përballë kandidatit socialist Dritan Leli.

Genc Deromemaj, që nga viti 2015-2018, ka qenë anëtarë i kryesisë së Partisë Demokratike.

Më pas, nga viti 2018-2022, drejtoi degën e PD-së në Vlorë, ndërsa pas vitit 2022, qëndroi si anëtar i Partisë Demokratike në Vlorë.

ME TE LEXUARAT