Ambasada Amerikane në Tiranë: Mbështetja e Trump në mbrojtje do të na bëjë më të fortë
Lajmifundit
/
24 Qershor 2025, 19:45
Politikë
Ambasada Amerikane në Tiranë, përmes një postimi në rrjetet sociale, tregon se sa i rëndësishëm është investimi për mbrojtjen.
Sipas ambasadës, një ndikim të rëndësishëm në këtë ka presidenti i SHBA-së, Donald Trump.
“Nën udhëheqjen e Presidentit Trump, 32 aleatë pritet të marrin vendime të rëndësishme dhe me ndikim të gjerë.
Investimi i 5% të PBB-së në mbrojtje do të na bëjë më të fortë, por ndikimi i tij shkon përtej ushtrisë”, shkruan Ambasada Amerikane në Tiranë.