Alibeaj kryetar grupi, Gjekmarkaj e zëvendëson te Kuvendi, Basha vulos përjashtimet nga PD

Politikë

Alibeaj kryetar grupi, Gjekmarkaj e zëvendëson te Kuvendi, Basha vulos

Kryedemokrati Lulzim Basha i ka dërguar ditën e sotme një shkresë Kuvendit në lidhje me ndryshimet e bëra në strukturat e partisë pas përplasjeve të brendshme.

Përmes shkresës Basha ka vënë në dijeni Kuvendin për zgjedhjen e Enkelejd Alibeajt në postin e kryetarit të grupit parlamentar të PD duke zëvendësuar në këtë post Alfred Rrushajn.

Ndërsa deputetët Albana Vokshi, Flamur Noka, Luan Baçi dhe Edmond Spaho me vendim të grupit parlamentar nuk janë pjesë e tij duke nisur prej datës 15 Janar 2022.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.


Basha vë në dijeni parlamentin edhe për emërimin e zëvendësit të ri të Lindita Nikollës në krahun e opozitës. Në këtë post, në vend të Alibeajt emërohet Agron Gjekmarkaj.

Ndryshimet e tjera që u propozuan kanë të bëjnë me drejtimin e komisioneve parlamentare dhe në Byronë e Kuvendit, si më poshtë:

Kryetar i Komisionit të Shëndetësisë: Grida Duma


Kryetar i Komisionit të Arsimit: Flutura Açka

Nënkryetar i Komisionit të Ligjeve:Dhurata Çupi

Sekretariati për Buxhetin: Xhelal Mziu (sekretar)

Sekretariati për Procedurat, Votimet dhe Etikën: Bledion Nallbati (anëtar)

Sekretariati për Statusin e Deputetit: Dashnor Sula (sekretar)

Sekretariati për Kërkimin Parlamentar, Bibliotekën dhe Botimet: Lindita Metaliaj (anëtar)

ME TE LEXUARAT