Açka kundër politikës së Berishës: Një non grata nuk vjen kurrë në pushtet! Loja jote mbaroi në 2013-ën!
Flutur Açka ka sqaruar se pse nuk e mbështet fushatën e Partisë Demokratike me në krye Sali Berishën, i cili i ka premtuar demokratëve rikthimin në pushtet.
Açka shprehet se një person i shpallur non grata nuk ka çfarë t'i japë më partisë opozitare duke theksuar se ky i fundit po promovon parti të vjetra në PD.
"Në vendimet e mia publike, problemi im personal nuk ka qenë për non-gratën. Nuk e kam parë një betejë të ndershme duke u marrë vetëm me non-gratën.
Merr lajme ekskluzive në Whatsapp
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.
Kjo është një çështje e rëndë nëse e mendon për një shtetar të vendit, por nuk po hyj fare në këtë pikë. Për mua problemi ka qenë se zoti Berisha u largua me votë në vitin 2013.
Unë mendoj se Berisha i cili iku nuk mund ta çojë më PD-në në pushtet. Nuk ka çfarë të risjellë dhe si të bindë shqiptarët. Kanë ndodhur disa gjëra shumë të rënda në PD që nuk kanë lidhje me non gratën apo edhe vetë Berishën. Berisha po sjell në skenë të njëjtat figura me të cilat humbi”, tha Açka në News24.