A duhet të ikë Basha? Bamir Topi: Nishani të japë dorëheqjen...

Politikë

A duhet të ikë Basha? Bamir Topi: Nishani të japë

Ish-presidenti Bamir Topi e ka cilësuar të nxituar nismën e demokratëve për të kërkuar dorëheqjen e kryedemokratit Lulzin Basha. Ai tha se asnjëri prej tyre nuk ka thënë asnjë fjalë për Sali Berishën të cilin e quajti dominant.

Ndalur tek deklaratat e Bujar Nishanit, Topi u shpreh se nëse nuk ka pasur dijeni për listat Nishani duhet të largohet pasi sipas tij nuk mund të pranohet që kryetari i këshillit Kombëtar të PD të mos jetë kandidat për deputet.

Topi tha më tej në Dekalog, se i pari që duhet të japë dorëheqjen në Partinë Demokratike është Sali Berisha.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Unë mendoj se problem kryesor në atë parti është përtej zotit Basha. Problemi është që PD ka hyrë në një binom që nuk garanton sukses. Në vitin 2013 kam thënë për sa e njoh Bashën dhe raportin që ai ka me ish-kryetarin. Përveç buzëqeshjes ka shumë hipokrizi. Kam thënë kam një frikë që ka ardhur dhe do të ikë pa trofe. Problemi është i riakutizuar në PD. Ajo që më bën përshtypje është nxitimi I madh I njerëzve kryesor për të thënë ik.

Kam një ide tjetër për këtë. Asnjëri prej tyre nuk është shprehur për dominantin Sali Berisha. Dorëheqja është një akt personal. Ata kanë parë që Basha nuk e ka kurajon qëndrimin për të mbajtur përgjegjësinë. Nxitimi për t’i kërkuar Bashës dorëheqjen dëshmon që në PD mund të kesh shumë të drejtë, por në fund fare strukturën dhe rezultatin e dikton lidershipi që është. Lideri i PD duhet të dalë nga hipokrizia e cila kë dëmtuar PD, të djathtën dhe atë vetë.

Jemi në kushtet e hipokrizisë dhe një situate që kërkohet të mbahet me çdo kusht. Unë them përderisa ai nuk e jep dorëheqjen të tjerët duhet ta kthejnë vëmendjen nga zgjedhjet e korrikut. Por unë mendoj se nuk kanë për të ndryshuar gjë.

Ai që duhet të jepte dorëheqjen duhet të ishte Nishani nëse nuk ka pasur dijeni për listat. Nuk mund të pranohet që kryetari i këshillit kombëtar të mos jetë kandidat për deputet. Për çfarë je. Aty ka nevojë të japin dorëheqjen shumë njerëz. I pari që duhet të largohet me gjithë kontributin e madh të 30 viteve duhet të jetë Sali Berisha”, u shpreh Topi.

ME TE LEXUARAT