A do të marrë pjesë në protestën e thirrur nga Meta? Berisha: Jemi në diktaturë, para Skapit…
Lajmifundit
/
2 Dhjetor 2024, 13:53
Politikë
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha është shprehur se e mbështesin plotësisht protestën e thirrur nga Ilir Meta. Protestë e cila do të mbahet më 6 dhjetor përpara SPAK-ut.
"E mbështesim plotësisht protestën para skapit të partisë, para ministrisë, para policisë së shtetit, narko ministrisë së brendshme organeve të diktaturës, jemi në diktaturë, do protestojmë në mosbindje civile. I fsheh Dumani por do garantoj që do t’i sjell këtu të gjitha", u shpreh Berisha.