U aksidentua me gruan teksa lëvizte me shpejtësi me ‘ML’-në, policia i gjen armë dhe municione në shtëpi të lënduarit

Nga Rrjeti

U aksidentua me gruan teksa lëvizte me shpejtësi me

Aksidenti i ndodhur mëngjesin e sotëm në Dimal, ku drejtuesi i mjetit tip “ML” po ushtonte me shpejtësi ‘skëterrë’ në momentin që goditi nga prapa Autoshkollën, mësohet se ndodhi pasi nuk i ndaloi një postoblloku policie.

Pas përplasjes me Autoshkollën, mësohet se drejtuesi i ML-së Namik Pajo, ka patur edhe një përplasje verbale me policinë, pasi ka goditur me grushte në fytyrë një efektiv të policisë rrugore. Ky fakt e ka detyruar policinë të ushtrojë kontroll në banesën dhe biznesin e Pajos. Burime të brendshme policore bëjnë me dije se në shtëpinë e tij, e cila ndodhet në lagjen “6-katësh”, mbi lokalin që është biznes i familjes Pajo, janë sekuestruar një pistoletë dhe disa municione.


Të njëjtat burime konfirmojnë se të gjitha provat materiale i janë referuar Prokurorisë së Rrethit Berat që po punon për këtë rast. Mësohet se Namik Pajo është arrestuar, jo vetëm si shkaktar i aksidentit të rëndë, por edhe për goditjen e efektivit të policisë në krye të detyrës dhe armëmbajtje pa leje. Pajo së bashku me bashkëshorten e tij janë nën kujdesin e mjekëve në Spitalin Rajonal të Beratit, ku mësohet se bashkëshortja është në gjendje më të rënduar.

ME TE LEXUARAT