Tregu shqiptar i sigurimeve pa konkurencë, 843 milionë lekë dëme të pa paguara vitin 2023

Nga Rrjeti

Tregu shqiptar i sigurimeve pa konkurencë, 843 milionë lekë

Raportimi i drejtueses ekzekutive të AMF-së Mimoza Kaci, në lidhje me tregun e sigurimeve në Shqipëri gjatë vitit 2023, është shoqëruar me debate dhe akuza të ashpra në Komisionin Parlamentar të Ekonomisë dhe Financave.

Deputetja demokrate Jorida Tabaku, ka vënë theksin tek fakti se tregu i sigurimeve ka barriera të mëdha dhe mungesë konkrence.

Sipas saj, në këtë treg ka kohë që nuk hyjnë operatorë të rinj apo të huaj duke dëshmuar mungesën e konkurencës por duke sjellë një situatë ku cilësia e produkteve të ofrohen është e limituar pikërisht për shkak të mungesës së garës.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Nga ana tjetër, deputeti i PS, Erion Brace, ka kërkuar shpjegime se përse Autoriteti i Mbikqyrjes Financiare nuk ka përfshirë në raport të dhënat e pasqyrave financiare të kompanive. Brace ka ngritur edhe shqetësimin tjetër se pse, një qytetar që nuk ka gërvishtur asnjëherë makinën, paguan njësoj si një autor i 10, 20 apo 30 aksidenteve pasi nuk është realizuar premtimi, sipas edhe kërkesës së Kuvendit për personalizimin e policave të sigurimit sipas riskut që paraqet secili qytetar.

Edhe deputetët e tjerë, deklaruan se as AMF dhe as vetë kompanitë nuk japin të dhëna për mjaftueshmërinë e kapitalit apo likuiditetin që kanë operatorët kryesorë që veprojnë në treg.

Zyrtarja e AMF, Mimoza Kaci në përgjigje të pyetjeve tha se raportet financiare janë në process dhe kanë një afat dorëzimi në muajin maj. Ato sipas saj, përfshihen në raportin përfundimtar ku pasqyrohen të dhënat në rast së ka ndryshime.

Në këtë aspekt, ka ndërhyrë edhe kryetari i Komisionit, Eduart Shalsi i cili ka kërkuar zbatimin e kësaj pike dhe vendosjen e policave të sigurimit sipas faktorëve të rrezikut, një kërkesë sipas tij e vendosur nga Parlamenti përmes rezolutës që prej vitit të kaluar.

Blerina Gjylameti, deputete e PS, theksoi shqetësimin se shuma e dëmeve të pa paguara edhe për vitin 2023, vazhdon të jetë shumë e lartë, 843 milionë lekë sipas saj, një fenomen ky që ka shqëruar aktivitetin e këtij sektori edhe në vitet para-ardhëse. “Pra po themi që mbeten ende ¾ e dëmeve të pa paguara”, theksoi Gjylameti.

Ajo vuri në dukje se situata problematike është në sigurimin e makinave, ku tha se AMF ka kryer disa inspektime në tregun e këtij produkti, por shtoi faktin se megjithë kontrollet, situata ka mbetur sërish e njëjtë, pa zgjidhje të problematikës.

Sipas raportit te AMF, per vitin 2023, ndarja e tregut te sigurimeve ka qene si me poshte: 

Tregu shqiptar i sigurimeve pa konkurencë, 843 milionë lekë
Sigurimi i jetes
Tregu shqiptar i sigurimeve pa konkurencë, 843 milionë lekë
Sigurimi i jo-jetes

ME TE LEXUARAT