"Duhet të ndihesh si nr.2 i RTSH", dalin mesazhet Alfred Pezës me spikeren Blerta Tafani?!

Nga Rrjeti

"Duhet të ndihesh si nr.2 i RTSH", dalin mesazhet  Alfred

Kanë dalë në dritë bisedat mes Alfred Pezës dhe spikeres Blerta Tafanit, ku drejtori i Përgjithshëm i RadioTelevizionit Shqiptar është në pritje të një takimi me gazetaren, te ciles i thote se duhet te jete nr.2 i televizionit, cka edhe ndodhi faktikisht, pas emerimit te Pezes ne drejtimin e RTSH.

Mesazhet pretendohet se datojnë vitin e shkuar kur referohet ne letren e saj edhe spikerja Blerta Tafani.

Në bisedën e zhvilluar mes tyre Peza kërkon të dijë se si dhe kur do të takohet me gazetaren Blerta Tafani, teksa kjo e fundit i përgjigjet ja ‘të kthehemi’.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

BISEDA:

"Duhet të ndihesh si nr.2 i RTSH", dalin mesazhet  Alfred

Alfred Peza: Duhet të ndihesh si nr 2 atje. Kemi lënë një moment…po pres..nga ti Kur? Si? Kur? Më thuaj?!!

Blerta Tafani:Ja të kthehemi

Nga miq në armiq? Ai e zgjodhi nr.2 të RTSH, tani gazetarja Blerta Tafani akuzon Alfred Pezën: Më ngacmoi seksualisht..

Alfred Peza: Do e organizosh ti? Po pres, aq sa edhe ti…Okay?!!

Blerta Tafani: Po

Alfred Peza: Do e marësh ti në dorë?!! Pse e zgjat kaq shumë se nuk e kuptoj?

BISEDAT

Bisedat mes tyre janë përmendur edhe në letrën e drejtuar bordit drejtuas 3 ditë më parë, ku spikerja Tafani akuzon drejtëpërdrejt Pezën edhe për ngacmim seksual.

Tafani në letër shprehet se më datë 28 Shtator të vitit të kaluar, pas orës 20.00 të mbrëmjes, në celularin e saj kanë mbërritur mesazhe të padenja dhe imponuese për takim jashtë pune, nga drejtori Alfred Peza.

Por për situatën mes tyre dhe vërtetësinë në lidhje me letrën, gazetarja Blerta Tafani ka kërkuar kohë dhe pritet një reagim i saj.

Fotografia e mesazheve te publikuara, deri tani nuk konfirmon ne menyre te sakte, numrat e telefonit qe shkembejne mesazhet dhe emrat e pjesemarresve.

Diten e djeshme, pak ore pasi Peza dha doreheqjen, ne rrjet eshte publikuar letra qe spikerja Blerta Tafani i ka derguar Keshillit Drejtues et RTSH duke denoncuar veprimet qe sipas saj jane kryer nje vit me pare nga Alfred Peza!

 "Duhet të ndihesh si nr.2 i RTSH", dalin mesazhet  Alfred

Tafani thote se i eshte drejtuar edhe organeve te drejtesise ne lidhje me kete ceshtje, megjithate nuk eshte e qarte se cfare ka ndodhur me tej.

ME TE LEXUARAT