Na bene lemsh! Edhe pse e ndare Roberti jeton me Noren?!

Showbiz
Mbrëmjen e kaluar, Robert Berisha ishte i ftuar në “Glamour Zone”, ku foli ndër të tjera edhe për temën më të bujshme të momentit, ndarjen me Nora Istrefin. Roberti sqaroi se ka një dallim mes termave “të ndarë” dhe “s’jemi bashkë”, duke treguar se për të dhe Norën është kjo e fundit. Ata nuk janë ndarë me letra dhe Roberti pranoi se mund të ketë ende një derë të hapur për rikthim. “Nuk kam thënë asnjëherë që jemi ndarë, por nuk jemi bashkë, ky është dallim i madh. Divorci permes gjyqit..nuk jemi prej atyre çifteve që e kemi bërë me inat. E vërteta qëndron diku tjetër, është personale dhe besoj se mund të ketë ndonjë derë të hapur për rikthim”- u shpreh ai. E pyetur nga moderatorja se me kë po jeton tani, Roberti na habiti me përgjigjen e tij.

Ai rrëfeu se megjithëse janë të ndarë, jetojnë aq afër sa herë pas here qëndron edhe me Norën dhe të bijën.

“Roberti jeton edhe vetëm, edhe me Norën dhe gocën. Ajo është e vogël 4-vjeçe. Prishtina është e vogël, jetojmë edhe afër, kështu që, pak aty, e pak aty! Edhe po mos të ishte vajza, mendoj qe çdo çift që ka probleme, ka pauza, ndamje, nuk do me thënë të mos flasësh. Mbi të gjitha, ne do të jemi gjithmonë prindërit e Renee-së”- tregoi Roberti.

ME TE LEXUARAT