Dafina Zeqiri tregon per here te pare dollapin gjigant te kepuceve

Showbiz

Këngëtarja Dafina Zeqiri ka tërhequr gjithmonë vëmendjen me ndryshimet e shpeshta të look-ut si dhe stilin e saj të veçantë.

Në të shumtën e rasteve, këngëtarja preferon veshjet sportive dhe duke iu përshtatur stilit të saj “gangsta”, edhe shumica e këpucëve të saj janë sportive.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Dafina ka një numër të madh atletesh, mirëpo në dollapin e këpucëve të saj nuk mungojnë as këpucët me taka.

Për herë të parë, këngëtarja ndau me ndjekësit në InstaStory dollapin gjigant të këpucëve, duke u shprehur se asnjëherë s’janë të mjaftueshme, megjithëse ne humbëm numërimin teksa i shihnim.

“Asnjëherë mjaftueshëm atlete. Por një femër ‘boss’ ka nevojë për çizme dhe taka”- shkruan Dafina në postim.

ME TE LEXUARAT