Pese fakte per njerezit me sy te kalter

Soft

Në disa kultura njerëzit me sy blu konsiderohen si një lloj mallkimi, ndërsa në të tjera shihen si tipar bukurie.

Ekspertët, kanë zbuluar disa fakte interesante që tregojnë se personat që kanë sy blu janë më të veçantë nga të tjerët, të cilët janë me ngjyrë më të errët.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

1.Tërheqin shpejt vëmendjen dhe preferohen më shumë

Studimet tregojnë se njerëzit me sy blu janë shumë tërheqës, në krahasim me ata të cilët janë me ngjyrë të errët. Disa sugjerojnë se ky mund të jetë një refleks i pavetëdijshëm, i cili bën që këta persona të preferohen më shumë.

2.Përballojnë dhimbjen më shumë

Sipas një studimi të kryer nga Universiteti i Pitsburgut, gratë me sy ngjyrë blu e përballojnë dhimbjen më shumë se ato me sytë e errët. Femrat me sy blu e kanë më të lehtë lindjen e një fëmije, se të tjerat me sy të errët.

3.Janë më inteligjentë

Shkencëtarët besojnë se ngjyra e syve mund të vendosë çfarë një person mund të arrijë në jetë. Studimet, kanë treguar se shumica e njerëzve me sy blu janë më të mirë në çështjet që përfshijnë mendimtarët strategjikë, sesa njerëzit me sy me ngjyrë të errët.

4.Njerëzit me sy blu kanë tendencë të jenë egocentrike, konkurues dhe skeptike

5.Një tjetër studim mbi ngjyrën e syve, kryer nga psikologët gjermanë në vitin 2006, tregoi se fëmijët me sy blu ishin më të turpshëm dhe kureshtarë. Ata ishin më të dyshimtë për gjërat e reja.

ME TE LEXUARAT