“Tekste banale, çupa lakuriqe e makina luksoze”, Mustafa Nano: Kenget e sotme ta shpifin

Soft

Tekste banale, çupa lakuriqe, meshkuj muskulozë e makina luksoze është ajo që për shfaqin videoklipet e këngëve më të ndjekura nga shqiptarët në Youtube.

Monologu i sotëm i Mustafa Nanos ka marrë shkas nga një emision që transmetonte 100 këngët më të ndjekura nga shqiptarët në youtube. Sipas tij, këto tekste të një banaliteti të pashoq janë një përdhunim i gjuhës gege.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Monologu i plotë:

Parmbrëmë në Top Channel po ndiqja Top Select ku transmetohen 100 këngët më të ndjekura nga shqiptarët në yotube. Nuk e di çfarë kriteresh kanë përcaktuar autorët e këtij programit.

Ishin këngë të kompozuara mirë, unë u fokusova te tekstet. Tekstet ishin të një banalitei të pashoq. Kam veçuar 6 tekste dhe mesazhet që përcilleshin nga tekstet ishin seksise, raciste, me gjuhë rrugaçe, banale. Edhe videoklipet sado të ndryshme, ato nëse do përdorin kriter banalitetin ishin të gjitha njësoj, të dominuara nga makina luksoze, shampanja që hapeshin, nga çupa lakuriqe dhe meshkuj me muskujt që përdoronin një gjuhë të vrazhdë. Kam zgjedhur 6 pasazhe nga 6 këngët më të ndjekura.

Vargje të kësaj natyre ta shpifin. Ky është një përdhunim i gjuhës gege. Janë vargje që i kam marrë copy paste nga tekstet e këngëve.

Unë jam i shokuar, i fyer më mirë të më kishin rrahur sesa të kisha lexuar tekste të tilla. Përsëris, ta shpifin!

ME TE LEXUARAT