Restoranti i cili njihet per gatimin e gjarperinjve

Bota

Ekziston një restorant me emrin: ‘Snake Village’ ku mund të porosisni kobër për të ngrënë por kjo varet edhe në bazë të oreksit pasi mund të zgjidhni edhe një gjarpër më të vogël se kobra.

Kjo lagje e qetë, banimi në Hanoi, Vietnam, është e famshme për kuzhinën e cila ka në qendër të saj gjarpërinjtë dhe veterani prej 20-vitesh, Nguyen Van Duc është një nga më të njohurit për këtë gatim.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Menaxheri i Van Ducit, Nguyen Hoang Long, i cili mbikëqyr pronën i thotë CNN Travel se fshati ka qenë duke kapur dhe shumuar gjarpërinjtë për rreth 200 vjet.

Ai tregon edhe si ka lindur historia e gatimit të gjarpërinjve në Vietnam. Tregon se fillimisht është konsumuar gjaku i tyre pasi përdorej për kurën e shumë sëmundjeve të tilla si dhimbja e kokës, problemet e kockave, dhimbjet e fytit etj.

Por jo vetëm, gjarpri ka edhe aftësinë për të rritur adrenalinën. Hanoi është kthyer në epiqendër për gatimin e gjarprit që është kthyer në traditë tanimë në kuzhinën vendase.

ME TE LEXUARAT