Shkuan per gjueti, plagoset me saçme ne koke nga shoku

Bota

I hidhur ka rezultuar fati i një shqiptari në Greqi, i cili po lufton me vdekjen pasi mbeti i plagosur teksa kishte shkuar për gjueti. Ngjarja e rëndë ndodhi në Volos.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Mediat greke raportojnë se 37-vjeçari shqiptar kishte shkuar bashkë me mikun e tij për gjueti në zonën e Velestino ndërsa në rrethana ende të paqarta është qëlluar me saçmë në kokë. Për pasojë shqiptari, identiteti i të cilit nuk dihet ende, është plagosur në kokë, pasi ka marrë lëndime të mëdha kranocerebrale. ‘Newsit’ shkruan se shqiptari kishte shkuar për gjueti bashkë me shokun e tij, një 45-vjeçar. Të njëjtat burime thonë se ka qenë pikërisht miku i tij që e ka qëlluar aksidentalisht.

Shqiptari aktualisht ndodhet në Repartin e Kujdesit Intensiv të Spitalit Achillopoulos të Volos, ku gjendja e tij paraqitet kritike për jetën.

ME TE LEXUARAT