Ja cilet jane shkaktaret e alergjise se lekures te femijet

Soft

Aromat dhe mjetet ruajtëse që zakonisht gjenden në pelenat për fëmijë, kozmetikë, produkte për lëkurën dhe lodrat janë ndër shkaqet më të zakonshme të ekzemës te fëmijët, shkruan Indeksonline.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Autorët e një studimi të ri, të botuar në  Gazetën Australiane të Dermatologjisë, thanë se fëmijët që vuajnë nga alergjitë e lëkurës duhet të testohen në mënyrë që të identifikohet shkaku i alergjisë.

Studiuesit analizuan të dhënat e testit që datojnë nga 1993 deri 2017, që përfshinë 511 fëmijë që kishin alergji të lëkurës.

Arsyjet e alergjisë ishin përzierje e aromave që gjenden zakonisht në parfume, kozmetike, produkte lavanderi dhe pasta dhëmbësh.

Autori kryesor i studimit Claire Felmingham tha se prindërit duhet të marrin në konsideratë testimin e fëmijëve të tyre nëse ata kanë ekzema të vazhdueshme që nuk i përgjigjet trajtimit, si edhe të mbajnë një sy në etiketat e produkteve për përbërësit që zakonisht shkaktojnë alergji.

ME TE LEXUARAT