Lekundjet e termetit, zgjuan rrezikun 500-vjeçar

Bota

Tërmetet që u regjistruan këtë verë në shtetin amerikan që njihet për tërmete, Kaliforninë, bënë më tepër se thjesht të shkundnin tokën, sipas shkencëtarëve.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Tërmeti nisi në 4 korrik me një shkundje paralajmëruese me magnitudë 6.4, tërmeti kryesor erdhi pas 36 orësh me magnitudë 7.1, të vegjlit që pasuan ishin të panumërt, rreth 100 mijë.

Kjo dukuri ishte më e fuqishmja në 20 vitet e fundit për zonën, por tani shkencëtarët mendojnë se ka vënë në lëvizje 20 pllaka të tjera më të vogla. Këto pllaka nuk i njihnin deri më sot dhe kanë qenë pa lëvizur për rreth 500 vite.

Sipas shkencëtarëve, lëvizjet e fundit të pllakave kanë bërë që situata e tyre të ndryshojë në rajon për herë të parë në 500 vite, dhe pasojat që mund të ndodhin janë totalisht të paparashikueshme.

“Me pak fjalë, nuk e dimë se ç’do të thotë. Por është befasuese, sepse nuk ishte parë ndonjëherë pllaka në zonën Garlok që të lëvizte. Por tani e ka ndryshuar papritur sjelljen”, tha gjeologu te universiteti i Kalifornisë, Zakari Ros.

ME TE LEXUARAT