Zgjedhjet në Kosovë, Memli Krasniqi pret në takim ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar

Kosovë&Rajon

Zgjedhjet në Kosovë, Memli Krasniqi pret në takim ambasadorin e

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka pritur sot në takim ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves.

Në postimin e PDK-së në Facebook, thuhet se në takim Krasniqi dhe ambasadori britanik kanë diskutuar për zhvillimet aktuale në vend, me theks të veçantë mbarëvajtjen e fushatës zgjedhore.

“Krasniqi e njoftoi ambasadorin Hargreaves me vizionin dhe programin e PDK-së dhe të kandidatit tonë për kryeministër, Bedri Hamza, i cili ka në fokus zhvillimin ekonomik, përmirësimin e mirëqenies së qytetarëve dhe forcimin e marrëdhënieve me aleatët ndërkombëtarë të Kosovës. “Kosova mundet ma mirë” po mirëpritet anë e kënd Kosovës, me një mobilizim dhe përkrahje masive nga qytetarët.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Partia Demokratike e Kosovës është e përkushtuar të japë kontributin e saj për një proces zgjedhor të lirë, transparent, fer dhe demokratik”, thuhet më tej në njoftim.

ME TE LEXUARAT