Zgjedhje në veri të Kosovës, sot vuloset fati i kryetarëve shqiptarëve në komunat me shumicë serbe
Qytetarët në katër komunat në veri të Kosovës, do të votojnë sot nëse duan t'i shkarkojnë kryetarët aktualë komunalë.
Qendrat e votimit në Mitrovicë të Veriut, Leposaviç, Zubin-Potok dhe Zveçan u hapen nga ora 7 e mëngjesit.
Lista Serbe ka bërë thirrje për bojkotim të këtij votimi. Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, në konferencën e parë për media, bëri të ditur se të gjitha vendvotimet janë hapur.
Merr lajme ekskluzive në Whatsapp
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.
Ato do të mbyllen në orën 19:00.Elezi tha se "mund të ketë pasur ndonjë vonesë teknike në hapjen e ndonjë vendvotimi", por shtoi se kjo është gjë e zakonshme.
Kryetarët shqiptarë të Zveçanit, Zubin-Potokut, Leposaviçit e Mitrovicës së Veriut i morën mandatet në prill të vitit të shkuar nëpërmjet zgjedhjeve që po ashtu janë bojkotuar nga serbët, me thirrjen nga Lista Serbe.
Në votimin e së dielës, qytetarët e Mitrovicës së Veriut, Leposaviçit, Zveçanit e Zubin-Potokut do të kenë mundësi që të vendosin nëse duan që komunat e tyre të drejtohen nga kryetarët aktualë apo jo.
Erden Atiq është kryetar i Mitrovicës së Veriut, Ilir Peci i Zveçanit, Lulzim Hetemi i Leposaviçit dhe Izmir Zeqiri i Zubin-Potokut.