PDK: Zgjedhja e Vjosa Osmanit nga pazaret e pista, do t’i shërbejë vetëm Kurtit

Kosovë&Rajon

PDK: Zgjedhja e Vjosa Osmanit nga pazaret e pista, do t’i
Partia Demokratike e Kosovës ka reaguar menjëherë pasi Vjosa Osmani mori votat e mjaftueshme që të shpallet presidente e vendit.

Sipas PDK-së, sonte, Albin Kurti nënshtroi deputetët e tij, presidenten tashmë të zgjedhur të vendit dhe çfarë është për keqardhje edhe një parti opozitare si LDK-ja, për të shtrirë kontrollin e tij të plotë mbi institucionet e Kosovës

Postimi:

Sonte, në seancë të territ e të pazarave të cilat do t’i marrim vesh më vonë, Kosova rrëshqiti në monizëm, duke iu bërë dëm i pariparueshëm demokracisë së vendit.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Sonte, autoritari Albin Kurti nënshtroi deputetët e tij, presidenten tashmë të zgjedhur të vendit dhe çfarë është për keqardhje edhe një parti opozitare si LDK-ja, për të shtrirë kontrollin e tij të plotë mbi institucionet e Kosovës. Kurti fillimisht e ndau LDK-në, pastaj e shantazhoi dhe kur kjo nuk i mjaftoi, edhe e kërcënoi dhe e zhveshi nga dinjiteti që i kishte mbetur.

Jo vetëm kaq, Kurti dhe Osmani u lëshuan në pazare me Listën Srpska dhe në blerje të deputetëve të opozitës, si Adelina Grainca, deputete e turpit që tradhëtoi votuesit besnik të PDK-së, për të siguruar votat në këmbim të favoreve dhe privilegjeve duke e kompremetuar tërësisht këtë proces dhe duke e deligjitimuar pozitën e presidentit të shtetit.
Partia Demokratike e Kosovës e konsideron të padenjë, përçarëse dhe partiake Vjosa Osmanin, e cila do t’i shërbej vetëm kryeministrit Kurti por jo edhe qytetarëve të Kosovës dhe përfaqësimit të interesave të tyre.

Vjosa Osmani, presidentja e zgjedhur, nuk do të jetë asnjëherë presidentja valide, unifikuese dhe e të gjithë popullatës – por një figurë e grupeve biznesore, marionetë e një autoritari dhe emri që bëri të mundur goditjen më të madhe demokracisë së vendit.

Partia Demokratike e Kosovës, si forca e vetme opozitare ndaj këtij pushteti të ri autoritar, do të angazhohet tërësisht në mbrojtjen e rendit demokratik, kushtetutshmërisë dhe do ta kundërshtoj me tërë kapacitetet shantazhin e ushtruar ndaj opozitës dhe institucioneve tjera të pavarura.

ME TE LEXUARAT