Zbulohet plantacioni më i madh i hashashit në Kretë, “pronarët” zhduken pa gjurmë

Kosovë&Rajon

Zbulohet plantacioni më i madh i hashashit në Kretë,

Një tjetër plantacion hashashi, ndoshta më i madhi i gjetur këtë vit në Kretë, është zbuluar gjatë një operacioni të  organizuar kërkimor të Policisë Helenike.

Operacioni u zhvillua  mëngjesin e së enjtes në një zonë pyjore të paarritshme të Bashkisë Sfakia.

Plantacioni përbëhej nga gjithsej 1738 fidanë kërpi dy metra të larta në fazën e rritjes.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Qindra rrënjë  hashash u shkulën dhe u konfiskuan.

Megjithatë, kultivuesit, të cilët me sa duket kishin marrë dijeni për operacionin u siguruan të zhdukeshin.

Ata nuk janë identifikuar ende nga policia ndërsa vijojnë hetimet për gjurmimin dhe arrestimin e tyre.

ME TE LEXUARAT