Vuçiç “dorëzohet” para protestave: Më shumë se 50% e ministrave do zëvendësohen

Kosovë&Rajon

Vuçiç “dorëzohet” para protestave: Më

Në ditën kur studentët organizuan një bllokadë 24 orëshe të një prej nyjeve më të rëndësishme të trafikut në Beograd, presidenti serb Aleksandar Vuçiç njoftoi se do të plotësohen të gjitha kërkesat e studentëve.

Vuçiç ka premtuar edhe rindërtimin e Qeverisë së Serbisë, duke thënë se pret që “më shumë se 50 për qind e ministrave të zëvendësohen”.

Duke i qortuar në dukje përfaqësuesit e autoriteteve serbe se dokumente të shumta për rindërtimin e stacionit hekurudhor në Novi Sad nuk u publikuan menjëherë, Vuçiç premtoi se të gjitha do të njihen për publikun, “madje edhe ato më pak të rëndësishmet”.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Dokumentacioni që përfshin kontratat me kontraktorët dhe nënkontraktorët nuk është shënuar si sekret dhe “Nuk e kuptoj pse qeveria nuk i publikoi ato menjëherë”, thotë Vuçiç.

“A do të mjaftojnë të gjitha këto për të thënë se kërkesat janë plotësuar? Shpresoj se do ta bëjnë, por nuk jam i sigurt,” tha ai.


Për dy muajt e fundit, studentët në të gjithë Serbinë kanë organizuar protesta dhe kanë bllokuar rrugët, duke kërkuar përcaktimin e përgjegjësisë penale për tragjedinë në Novi Sad, kur 15 persona vdiqën dhe dy u plagosën rëndë nga rënia e një tende .

Çdo ditë në orën 11:52, kur ka rënë tenda, studentë dhe qytetarë të shumtë bllokojnë rrugët e qyteteve në Serbi, duke bërë nderime për të vdekurit.

Deri më tani ata kanë organizuar një sërë protestash përpara institucioneve të ndryshme, përfshirë prokurorinë kryesore dhe Gjykatën Kushtetuese , duke kërkuar që të veprojnë sipas ligjeve.

Të premten, më 24 janar, u organizua një nga protestat më masive antiqeveritare në Serbi në dekadat e fundit , me pezullimin e punës së bizneseve dhe kompanive të caktuara.

ME TE LEXUARAT