Vrau vëlla e motër, del emri i autorit në Mal të Zi, i dyshuari është parë në dy fshatra banorët ngujohen
Policia malazeze njoftoi se është në kërkim të të arratisurit nga Bjelopolja, Alija Balijagiq, i dyshuar se ka vrarë dy persona vella e moter, mbrëmë në fshatin Bjelopolje.
“Të gjitha forcat në dispozicion të Administratës së Policisë, duke përfshirë edhe njësitë e helikopterëve, janë ende të përfshira në kërkim”, informoi UP News.
Motra dhe vëllau, Milanka dhe Jovana Madžgalj janë vrarë mbrëmë në fshatin Sokolac.
Merr lajme ekskluzive në Whatsapp
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.
Lajmi jozyrtarisht mësohet se Balijagiq para vrasjes në Sokolac është parë edhe në Barice dhe Pisana Jela.
Disa banorë të këtyre fshatrave kanë konfirmuar se kanë kaluar një natë pa gjumë pas dyerve të mbyllura për shkak të rrezikut nga i jashtëligjshmi Balijagiq.
Perfaqesues te Prokurorisë së Lartë të Shtetit kane thënë për Vijesti se prokurorja kujdestare, Vanja Rakonjac, do të bëjë një hetim në vendngjarje, do të nxjerrë gjurmë, pas së cilës do të dalë me një deklaratë për opinionin.