Ngatërrohet flamuri i Kosovës me atë të Bashkimit Europian! Ndërrohet në moment të fundit
Një skandal është shënuar para konferencës së përbashkët për shtyp mes kryeministrit të Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski dhe atij të Kosovës Albin Kurtit.
Një video e cila është bërë virale, tregon se organizatorët maqedonas kishin ngatërruar flamurin e Kosovës me atë të Bashkimit Evropian, në sallën ku do të mbahej konferenca për shtyp mes dy liderëve, në Shkup.
Shumë qytetarë e kanë komentuar si provokim nga pala maqedonase, veprim i cili pason incidentin e presidentes Vjosa Osmani në Aeroportin e Shkupit.
Merr lajme ekskluzive në Whatsapp
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.