VIDEO/ Ishin duke luajtur, dalin pamjet nga shembja e objektit që i mori jetën tre fëmijëve të mitur në Gjakovë
Tre fëmijë kanë humbur jetën mbrëmjen e së shtunës në fshatin Jabllanicë të Gjakovës, si pasojë e shembjes së një objekti të vjetër.
Objekti është shembur në rrethana ende të paqarta, ndërsa tre djemtë, dy 15 vjeçarë dhe tjetri 14 vjeç, kanë qenë brenda kur janë zënë nga pllaka.
Kreu i Policisë së Kosovës, Milazim Lumi ka thënë për mediat lokale në Kosovë se objekti i shembur ka qenë ndërtesë e vjetër, e pabanuar, e mbetur pas luftës së vitit 1999 në Kosovë.
Merr lajme ekskluzive në Whatsapp
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.
Policia ka thënë se ka dalë në vendin e ngjarjes, ndërsa ekipi mjekësor e ka konstatuar vdekjen e fëmijëve dhe trupat e tyre janë dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.
Familjari i viktimave, Përparim Ademaj, ka thënë të dielën për mediat lokale se të rinjtë kanë dalë disa orë para incidentit për të luajtur së bashku, ndërsa familjarët e kanë zbuluar se ata kanë qenë në objektin e rrënuar nga dridhjet e telefonave, sa kanë qenë duke i kërkuar në rrethinë.
Sipas tij, kamerat e shtëpive në afërsi tregojnë se objekti i pabanuar është shembur rreth orës 16:35 të shtunën, ndërsa trupat e viktimave janë gjetur pas gati katër orëve.
“Policia, ambulancat, zjarrfikësit kanë ardhur shumë shpejt. I kemi gjetur pa shenja jete”, ka thënë ai.