Video e rrallë nga dëbimi i shqiptarëve të Kosovës nga serbët në vitin 1999

Kosovë&Rajon

Video e rrallë nga dëbimi i shqiptarëve të Kosovës nga

Spastrim etnik i Kosovës, nisi më datën 25 mars një ditë pas fillimit të bombardimeve të NATO-s mbi Jugosllavinë.

Këto pamje të rralla filmike të eksodit të shqiptarëve janë trasmetuar nga televizioni francez TF1.

Në video shihet kolona me qindra shqiptarë të Prishtinës, duke lëshuar vendin për të ikur drejtë Maqedonisë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Rreth 850 mijë shqiptarë të Kosovës u detyruan të braktisin shtëpitë e tyre gjatë luftës me Serbinë.

Më shumë se 21 vite kanë kaluar nga lufta e Kosovës e ende shumë pyetje kanë mbetur pa përgjigje. 

Rreth 13.500 njerëz u vranë gjatë luftës së fundit në Kosovë (1999). Këto të dhëna jepen nga institucione të ndryshme në Kosovë, por, më së miri janë të evidentuara nga organizata Fondi për të Drejtën Humanitare, të prezantuara në Librin e Kujtimit të Kosovës (LKK) mbi të gjitha viktimat e luftës në Kosovë nga të gjitha etnitë.

Sipas kësaj organizate gjatë luftës në Kosovë janë vrarë ose janë zhdukur gjithsej 13.535 njerëz. Kjo shifër është nxjerrë në bazë të analizës së 31.600 dokumenteve nga burime të ndryshme, në mesin e tyre edhe nga një numër i madh i deklaratave të viktimave dhe të dëshmitarëve të krimeve të luftës.

Në numrin e të vrarëve, shqiptarët e Kosovës përbëjnë numrin më të madh të viktimave, me 10.812, serbët 2.197, kurse romët, boshnjakët, malazezët dhe joshqiptarët e tjerë përbëjnë 526 viktima gjithsej.

ME TE LEXUARAT