Udhëtonte në autobuzin që u përplas në Kroaci, familjarët kërkojnë vajzën: Nuk është në spital

Kosovë&Rajon

Udhëtonte në autobuzin që u përplas në Kroaci,

Një vajzë, e cila udhëtonte në autobuzin që u përplas në Kroaci ditën e sotme, nuk po gjendet. Kështu janë shprehur familjarët e saj, teksa tregojnë se nuk ështgë në spital. Ka qenë xhaxhai i saj, Burim Bellanica, i cili ka folur për mediat kosovare. Sipas tij, mbesa Anjeza nuk ndodhet as në spital.

“Zyrtarisht nuk kemi ndonjë informacion. Vëllau është nisë prej Austrisë edhe ka mbërri aty në spital, kur ka pytë kanë thanë që nuk kemi pacient me këtë emër. Është nisë edhe daja i saj prej Kosovës, ka mbërri mirëpo nuk po e lajnë me hy mrenda. Kemi thirrë në spitalin e Zagrebit, mirëpo ajo paciente është prej Gjakovës, nuk është Anjeza.”, ka thënë ai në RTK.

Drejtoria e Mbrojtjes Civile në Ministrinë e Mbrojtjes së Kroacisë ka publikuar një numër telefoni ku mund të merren informacione rreth pasagjerëve kosovarë që u aksidentuan këtë të diel. Zëvendëskryeministri kroat Davor Bozinoviq ka thënë se në këtë numër: 00 385 35 201 111 qytetarët mund të kontaktojnë për të marrrë informacione.

ME TE LEXUARAT