Turqia në alarm! Shënohen mbi 63 mijë rasteve me COVID brenda 24-orëve
Në 24 orët e fundit Turqia regjistroi 63.082 raste të reja me koronavirus. Ky është numri më i lartë ditor i të infektuarve në këtë vend, që nga fillimi i pandemisë.
Të premten, Ministria e Shëndetësisë e Turqisë tha se numri i përgjithshëm i të infektuarve ka arritur në 4.150.039. Të dhënat gjithashtu treguan se gjatë 24 orëve të fundit edhe 289 njerëz vdiqën për shkak të sëmundjes COVID-19, duke e çuar numrin e përgjithshëm të vdekjeve në 35.320.
Turqia aktualisht renditet e katërta në botë për numrin e rasteve ditore, raporton agjencia Reuters. Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan njoftoi të marten për disa masa të reja të kufizimeve dhe një "mbyllje të pjesshme" për dy javët e para të muajit të Ramazanit.
Merr lajme ekskluzive në Whatsapp
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.
Masa u tha se po merret për të frenuar rritjen e rasteve të reja me COVID-19./ REL/