Trazirat në Zveçan, jepet masa e sigurisë për dy serbët që dhunuan ushtarët e KFOR-it

Kosovë&Rajon

Trazirat në Zveçan, jepet masa e sigurisë për dy

Gjykata Themelore në Prishtinë ka njoftuar masën e paraburgimit për një muaj për dy persona të cilët janë arrestuar gjatë protestave në veri të vendit. Ata dyshohet se kane qenë pjesë e përleshjeve mes protestuesve serbë dhe pjesëtarëve të KFOR-it në komunën e Zveçanit.

Sipas Prokurorisë, ata dyshohen se kanë kryer veprat penale “bashkimi për veprimtari kundër kushtetuese, me qëllim të sulmit kundër rendit kushtetues të Republikës së Kosovës, “rrezikim të personave në mbrojtje ndërkombëtare” dhe “sulm ndaj personit zyrtar”.

“Gjykata Themelore në Prishtinë-Departamenti Special ka vendosur lidhur me kërkesën e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurve R.P dhe D.O për shkak të dyshimit të bazuar se kanë bashkëkryer veprën penale ‘Bashkimi për veprimtari kundër kushtetuese me qëllim të sulmit kundër rendit kushtetues të Republikës së Kosovës’, ‘Rrezikimi i personave nën mbrojtje ndërkombëtare’, ‘Sulmi ndaj personit zyrtar’ dhe veprën penale ‘Pjesëmarrja në turmë që kryen vepër penale dhe huliganizmi”, ka bërë të ditur Gjykata Themelore.

ME TE LEXUARAT