Tragjedia në Koçan, kryeministri: Ne nuk do të mbrojmë askënd edhe sikur të jetë Shenjtori i Partisë!

Kosovë&Rajon

Tragjedia në Koçan, kryeministri: Ne nuk do të mbrojmë

Kryeministri Hristijan Mickoski dy ditë nga tragjedia e Koçanit deklaron se të gjithë do të përballen me drejtësinë dhe do të marrin dënimin e merituar.

Ai shtoi se organet hetuese kanë marrë tashmë urdhër për të ushtruar kontrolle në brendësi të ambienteve të Komunës së Koçanit.

“Se sa është përgjegjësia e kryetarit të Komunës së Koçanit do të vendos Prokuroria. Kryetari në dorëheqjen e tij ka shkruar se është në dispozicion te drejtesise. Sot organet hetuese do të hyjnë edhe në Komunë. Dhe do ti kontrollojnë të gjitha dokumentet.

Në rast se ju pretendoni se ai eshte nga rradhet e VMRO-se dhe se ne po e mbrojme, jeni gabim. Ne nuk do të mbrojmë askënd dhe sikur të jetë Shenjtori i Partisë.”

 

ME TE LEXUARAT