Tragjedi në Gjakovë, tre fëmijë humbin jetën nga shembja e banesës
Një ngjarje tragjike ka ndodhur sonte në Jabllanicë të Gjakovës, ku 3 të mitur kanë humbur jetën si pasojë e shembjes së një shtëpie të pabanuar.
Sipas mediave kosovare, njëri nga viktimat është 16 vjeç dhe tjetri 14 vjeç, ndërsa për viktimën e tretë ende nuk dihet mosha saktë.
Sipas zëdhënësit të policisë, fqinjët kanë nxjerrë trupat e pajetë nga rrënojat.
Merr lajme ekskluzive në Whatsapp
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.
“Më datë 1 shkurt 2025, rreth orës 22:50, jemi njoftuar se në fshatin Jabllanicë është rrëzuar pllaka e një shtëpie të pabanuar, duke zënë poshtë tre fëmijë.
Në vendngjarje kanë dalë njësitë e nevojshme policore, si dhe ekipet e emergjencës, përfshirë ambulancën dhe zjarrfikësit.
Personeli mjekësor ka konstatuar në vendngjarje vdekjen e viktimave. Lidhur me rastin, është njoftuar edhe prokurori i shtetit në koordinim me të cilin, aktualisht janë duke u ndërmarr veprimet e nevojshme hetimore”, njofton policia.