Tensionet në veri/ Ndërkombëtarët shmangin Kurtin? Macron bën bashkë Osmanin dhe Vuçiç

Kosovë&Rajon

Tensionet në veri/ Ndërkombëtarët shmangin Kurtin? Macron

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron ka njoftuar se të enjten me 1 qershor, së bashku me kancelarin gjerman, Olaf Scholz do të bisedojë me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmanin, dhe presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç. Macron e bëri të ditur këtë lajm gjatë një fjalimi në konferencën GLOBSEC në Bratislavë.

Këto takime do të zhvillohen ndarazi mes presidentit francez dhe kancelarit gjerman me liderët e Kosovës dhe Serbisë. Takimet do të organizohen në margjinat e samitit të Komunitetit Politik Evropian në kryeqytetin moldav, Kishinau. Në konferencën për sigurinë globale po merr pjesë edhe Kurti.

Kurti u takua me përfaqësuesin e lartë të BE-së, Josep Borrell, dhe të dërguarin e BE-së për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak. Më herët, presidenti francez Macron tha se autoritetet e Kosovës “mbajnë përgjegjësi për trazirat, të cilat janë rritur ndjeshëm” në veri të vendit.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

 

ME TE LEXUARAT