Tensionet në veri/ Komandanti i KFOR-it: Po të mos kishim ndërhyrë, tani do të mbanin zi për të vdekurit

Kosovë&Rajon

Tensionet në veri/ Komandanti i KFOR-it: Po të mos kishim

Komandanti i KFOR-it, Angelo Michelle Ristuccia ka deklaruar se po të mos ndërhynte KFOR-i në veri, “ani do të ishin duke mbajtur zi për të vdekurit. “Nëse nuk do të kishim ndërhyrë, tani do të ishim duke mbajtur zi për të vdekurit”, tha Ristuccia në një intervistë për gazetën italiane “La Republica”.

Ai shtoi se në Zveçan ka pasur njerëz që kanë nxitur qëllimisht turmën. Kujtojmë që 30 ushtarë të KFOR-it mbetën të plagosur gjatë përplasjeve me protestuesit serbë para ndërtesës së komunës së Aveçanit. 11 ushtare ishin të kontigjentit italian dhe 19 të tjerë të kontingjentit hungarez.

Situata në veri të vendit është tensionuar nga e premtja e kaluar, kur Policia e Kosovës asistoi kryetarët e zgjedhur të komunave në veri të vendit, që të hynin në zyret e tyre në objektet komunale, pasi dhjetëra qytetarë serbë kishin bllokuar hyrjen para objekteve me qëllim pengimin e tyre.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

 

ME TE LEXUARAT