Tensionet në Kosovë/ Kush është kryetari i ri i komunës që ka mbetur i mbyllur në zyrë prej ditës së hënë

Kosovë&Rajon

Tensionet në Kosovë/ Kush është kryetari i ri i komunës

Autoritetet e sigurisë në veriun e Kosovës arritën, që të paktën për një ditë, t’i fusnin kryetarët e rinj shqiptarë në zyrat e komunave përkatëse të premtën.

Prej asaj dite, tensionet vetëm sa janë rritur, teksa protestuesit serbë vijojnë të mbajën të bllokuara hyrjet në këto godina.

Kryetari i Zveçanit, Ilir Peci, kryetari i Zubin Potokut, Izmir Zeqiri dhe kryetari i Leposaviçit, Lulzim Hetemi të premtën u futën në zyrat e tyre në komunat veriore, pasi fituan zgjedhjet e jashtëzakonshme lokale të cilat serbët i bojkotuan.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Atë ditë serbët dolën në rrugë për të protestuar, por kjo nuk ndryshoi gjë. Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Erden Atiç, ndërkohë nuk ka pasur telashe edhe për shkak të vendndodhjes së godinës  të Komunës së Mitrovicës së Veriut.

Kryetari i Zubin Potokut, Izmir Zeqiri po punon nga zyra e komunitetit në fshatin Çabër, ndërsa kryetari i Zveçanit, Ilir Peci nga zyra për komunitete në fshatin Lipë.

Ndërkaq, kryetari i Mitrovicës së Veriut, Erden Atiq, doli çdo ditë në zyrën e tij të re në komunë, por kryetari i Leposaviçit, Lulzim Hetemi, i cili shkoi herët të hënën në Komunë, nuk ka mundur të dalë që aty.

Ai vazhdon të mbetet në atë godinë, i cili po mbrohet çdo ditë nga pjesëtarë të KFOR-it dhe të njësive speciale të Policisë së Kosovës.

ME TE LEXUARAT