Të shtëna me armë zjarri në Mitrovicë, një i vrarë dhe dy të plagosur, arrestohet autori i dyshuar

Kosovë&Rajon

Të shtëna me armë zjarri në Mitrovicë, një i

Një person është vrarë dhe dy të tjerë janë plagosur nga të shtënat me armë zjarri sot rreth orës 11:27 në Tregun e Gjelbër, në Mitrovicë.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

“Rreth orës 11:27, policia në Mitrovicë është njoftuar për një rast në Tregun e Gjelbër në Mitrovicë ku është përdorur arma e zjarrit. Njësitë policore i janë përgjigjur menjëherë rastit dhe kanë shkuar në vendin e ngjarjes. Policia ka kuptuar se një person mashkull kosovar, ka shtënë në drejtim të tre personave të cilët janë të plagosur, të njëjtit janë dërguar për trajtim mjekësor në Spitalin Rajonal në Mitrovicë. Gjithashtu edhe i dyshuari është i lënduar, i njëjti është arrestuar nga njësite policore dhe është dërguar për trajtim mjekësor”, ka thënë Zahiti.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Zahiti tha se njëri nga të plagosurit ka ndërruar jetë. “Njësitet policore po vazhdojnë ta trajtojnë rastin”, ka thënë ndër të tjera Zahiti.

 

ME TE LEXUARAT