“Të rrimë me këmbë në tokë”, Rama-kryebashkiakëve të rinj: Duhet t’i puthni dorën çdo njeriu që shihni në rrugë

Politikë

“Të rrimë me këmbë në tokë”,

Nga Elbasani, ku është ndalur për të falenderuar qytetarët për votat që i dhanë PS-së me 14 Maj, kryeministri Edi Rama kishte një mesazh për kryebashkiakët e zgjedhur. Kreu i qeverisë tha se ata duhet t’u puthin dorën dhe të respektojnë çdo njeri, pavarësisht bindjes politike në të cilën beson.

“Nëse ne nuk e kuptojmë siç duhet, nëse ne nuk rrimë me këmbë në tokë, dhe nuk kuptojmë se ne duhet të bëjmë një supersforco që t’ju kthejmë njerëzve të gjithë këtë respekt dhe ky nuk kthehet dot i plotë as me rrugë, ura, çerdhe, kopshte, shkolla dhe këto të gjitha nuk mjaftojnë.


Ky respekt kthehet me respekt, duke e ndarë mendjen që kur të dilni nga shpia t’i puthni dorën çdo njeriu që ndalon dhe jo të thoni nuk kam kohë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Bashkitë dhe ju që keni dalë nga vota e 14 majit duhet të bëheni mbrojtësit më të flaktë të çdo njeriu. Nuk ka rëndësi fare a është socialist apo demokrat. Duhet të bëni çmos që të paktën njerzillëkun t’ua ktheni njerëzve 100 përqind. Kjo është më e vështira por edhe më e thjeshta për ata që besojnë se pushteti i tyre buron nga njerëzit. Ne duhet ta kthejmë PS në një forcë për të krijuar një komunitet më të gjerë”, tha mes të tjerash kryeministri.

 

ME TE LEXUARAT