Specialja arreston ish-komandantin e UCK dhe ish këshilltrin e Hashim Thacit
Gjykata Speciale në Hagë ka arrestuar sot ish-komandantin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Isni Kilaj, ish-këshilltarin e Hashim Thaçit, Bashkim Smakaj dhe Fadil Fazliun, vëllain e heronjve Fahri e Bahri Fazliut.
Arrestimin e kanë konfirmuar familjarët e tyre, derisa Zyra e Prokurorit të Specializuar ende nuk ka dhënë ndonjë përgjigje lidhur me këto arrestime.
Ndërkohë, ushtruesi i detyrës së kryetarit të OVL të UÇK-së, Faton Klinaku, ka thënë se Gjykata Speciale po vazhdon “gjahun ndaj UÇK-së dhe luftëtarëve të lirisë”.
Merr lajme ekskluzive në Whatsapp
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.
“Gjykata Speciale po vazhdon gjahun ndaj UÇK-së dhe luftëtarëve të lirisë. Në media u dha lajmi për arrestimin e Isni Kilajt e Bashkim Smakajt, por sipas informatave që po më vijnë është arrestuar edhe Fadil Fazliu, vëllai i dëshmorëve Fahri e Bahri Fazliu”, ka shkruar Klinaku.