Spanja pro liberalizimit të vizave për Kosovën

Kosovë&Rajon

Spanja pro liberalizimit të vizave për Kosovën

Kryeministri i Spanjës, Pedro Sanchez, ka thënë se vendi që ai drejton është i gatshëm të pranojë që Bashkimi Evropian t’i japë Kosovës liberalizimin e vizave.

“Spanja ka një qëndrim konstruktiv dhe ne jemi të hapur për miratimin e kësaj heqjeje vizash për Kosovën”, tha presidenti në një konferencë për shtyp në fund të Këshillit Evropian në Bruksel.

Ksaj te fundit, i parapriu të enjten në mëngjes një takim me liderët të Ballkanit Perëndimor, shkruan Infolibre, transmeton Klankosova.tv.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Kujtojmë se Spanja është njëra nga pesë vendet anëtare të BE-së që nuk e njohin pavarësinë e Kosovës bashkë me Qipron, Greqinë, Rumaninë dhe Sllovakinë.

Ndërsa, dje Këshilli Evropian ka publikuar konkluzionet e fundit të të Këshillit të BE-s ku liberalizimi i vizave për Kosovën s’ishte në mesin e tyre, por vetëm bëhej thirrje për arritjen e një marrëveshjeje përfundimtare me Serbinë.

ME TE LEXUARAT