Skandal! Pas tensioneve në veri, shqiptarët e Kosovës fyhen dhe provokohen nga mbështetësit e Vuçiç

Kosovë&Rajon

Skandal! Pas tensioneve në veri, shqiptarët e Kosovës fyhen dhe

Serbët që u transportuan të premten nga kompani të Kosovës për në tubimin e Vuçiçit në Serbi, kanë fyer dhe kanë provokuar shoferët shqiptarë.

Në një video të siguruar nga KosovaPress, serbët të cilët mbështesin presidentin e Serbisë, dëgjohen teksa provokojnë me fjalët “Kosova është Serbi”.

Komunikimi në video:

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

– Zoti ndihmoftë, Zoti ndihmoftë, Zoti ndihmoftë, Zoti ndihmoftë a kuptoni, nuk kuptoni si nuk e kupton serbishten.

Flisni serbisht, nuk dini serbisht.

– Nga je?

-Nga Serbia, Kosova tokë serbe, rroftë Kosova, rroftë Serbia, Kosova tokë serbe , Perandori Dushan, Djuraç Kastriot – serb, Djuraç Kastriot, rroftë Djuraç Kastrioti, serbi Djuraç Kastrioti. Rroftë Serbia, rroftë Serbia, Kosova është serbe.

ME TE LEXUARAT