Situatë alarmante në Kosovë, 13 mijë raste aktive me Covid-19

Kosovë&Rajon

Situatë alarmante në Kosovë, 13 mijë raste aktive me

Situata e Covid-19 në Kosovë nuk paraqitet aspak e mirë. Mediat kosovare shkruajnë se aktualisht janë 13 mijë raste aktive të Covid-19, ndërsa dje humbën jetën 14 persona.

“Numri total i rasteve pozitive është 99.536 raste nga 486.970 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 2.022 raste të vdekjes. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 737 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 84.328 raste, kurse numri i rasteve aktive është 13.186”, thuhet në raportin e fundit të IKSHPK-së.

ME TE LEXUARAT