Shtyhet sërish seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës

Kosovë&Rajon

Shtyhet sërish seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës

Seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës është shtyrë për herë të pestë të hënën, pasi fituesja e zgjedhjeve të 9 shkurtit, Lëvizja Vetëvendosje (LVV), kërkoi marrëveshje politike.

Deputeti i LVV-së, Glauk Konjufca, tha se partia nuk e sheh të aryeshme që në këtë seancë ta propozojë përsëri Albulena Haxhiun për kryetare të Kuvendit, pasi partitë e tjera parlamentare nuk pranojnë ta votojnë atë.

Për këtë, ai kërkoi marrëveshje me partitë e tjera politike për çështjen e kryetarit të Kuvendit, si dhe kohë shtesë që të mos përsëritet situata e njëjtë e dështimit të votimit të Haxhiut.

Pas kërkesës së Konjufcës, kryesuesi i Kuvendit, Avni Dehari, e ndërpreu seancën dhe tha se ajo do të vazhdojë pas 48 orëve.

VV kerkon mareveshje

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca ka kërkuar marrëveshje politike për zgjidhjen e ngërçit të zgjedhjes së kryetarit dhe të nënkryetarëve të Kuvendit të Kosovës.

“LVV padyshim që e ka emrin e njëjtë. Është Albulena Haxhiu si e propozuar, por ne meqenëse e kemi parë se të gjitha subjektet politike qysh dje janë prononcuar se do ta kishin qëndrimin e njëjtë, mendoj se kjo situatë nuk mund të zgjidhet ndryshe veçse me një marrëveshje politike. Ashtu siç votohen nënkryetarët e Kuvendit, atë koncept do të duhej ta kishte edhe kryetari i Kuvendit.

Pa krijimin e një mazhorance, nuk mund të themelohet vet Kuvendi. Sikur ne ta kishim shumicën, do të mund t’i bllokonim nënkryetarët, a është kjo e arsyeshme? Atëherë ne kërkojmë një kohë shtesë që të mos përsëritet situata e njëjtë, të cilën e patëm tri herë radhazi”, ka thënë Glauk Konjufca nga Lëvizja Vetëvendosje gjatë seancës.

Pas këtij propozimi të Konjufcës, kryesuesi i Kuvendit, Avni Dehari e ndërpreu seancën konstituive, derisa paralajmëroi se vazhdimi i seancës do të ndodhë të mërkurën në orën 10:00.

ME TE LEXUARAT