Shtetasi turk ankohet në polici: Gruaja nuk më lë të futem në shtëpi!
Lajmifundit
/
28 Janar 2025, 10:52
Kosovë&Rajon
Një shtetas turk ka raportuar në Policinë e Kosovës se bashkëshortja e tij, po ashtu shtetase turke, nuk e ka lejuar të hyjë në shtëpi.
Policia ka bërë me dije në një deklaratë për mediat se ka referuar rastin në polici ku pritet të ndërmerren hapat e mëtejshme.
“Prishtinë 15.01.2025 – NN. Më 27.01.2025 ankuesi mashkull shtetas i Turqisë ka raportuar se e dyshuara (bashkëshortja) femër shtetase e Turqisë, ia ka pamundësuar qasjen në shtëpi. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori”, thuhet në raportin 24-orësh.