Shqiptarët sulmojnë me sqepar bashkëatdhetarin në Greqi, përfundojnë në spital

Kosovë&Rajon

Shqiptarët sulmojnë me sqepar bashkëatdhetarin në Greqi,

Një sulm i rëndë ka ndodhur në Larisë në Greqi. Mësohet se dy dy shqiptarë i kanë bllokuar rrugën me makinë një bashkatdhetari, me të cilin kishin pasur konflikt të mëparshëm. Sipas mediave, ata dolën nga makina dhe filluan të sulmonin automjetin brenda të cilës ndodhej shqiptari tjetër. Ata kanë goditur fort me sqepar, në përpjekje për të thyer xhamat.

Gjatë përleshjes, të tre shqiptarët janë plagosur dhe kanë përfunduar në spital. Më pas, ka qenë policia që ka shkuar në spital dhe i ka arrestuar.

ME TE LEXUARAT