Shqipëria U-19 zhgënjen sërish, merr humbjen e 3-të radhazi

Kosovë&Rajon

Shqipëria U-19 zhgënjen sërish, merr humbjen e 3-të radhazi

Kombëtarja shqiptare e 19-vjeçareve  e ka mbyllur me humbje edhe ndeshjen e tretë kualifikuese të Europianit 2014.

Sot Shqipëria U-19 e trajnerit Ervin Bulku është mundur në “Elbasan Arena” nga Sllovenia U-19 me rezultatin 1-0.

Golin e vetëm për sllovenët e shënoi Maçak në minutën e 48-të. Përpos freskimeve të bëra në pjesën e dytë, sërish kuqezinjtë nuk arritën të merrnin qoftë edhe një pikë në tre ndeshjet e para të luajtura në grup.

Grupi 13 kryesohet nga Belgjika me 7 pikë, për të vijuar me Slloveninë me 5 pikë, Irlanda e Roko Vatës me 4 pikë dhe mbyll grupin Shqipëria U-19 me 0 pike dhe golavarazh negativ, 1-6.

 

ME TE LEXUARAT