Shpërthim në Zveçan, granata e dorës hidhet në oborrin e shtëpisë

Kosovë&Rajon

Shpërthim në Zveçan, granata e dorës hidhet në

Në Zherovnicë të Zveçanit ka ndodhur një shpërthim në orët e hershme të 18 prillit, konfirmoi për Radion Evropa e Lirë zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Veton Elshani.

“Dyshohet se shpërthimi është shkaktuar nga një granatë dore, e cila është hedhur në oborrin e një shtëpie”, tha Elshani.

Sipas Elshanit, shpërthimi ka shkaktuar dëme të vogla materiale, por nuk raportohet për njerëz të lënduar.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Njësitë relevante të policisë kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke u marr me rastin”, tha ai.

Radio Evropa e Lirë mëson se është shtëpia e D.M nga Zherovnica, i cili në dhjetor në grupet e Telegramit është cilësuar si “tradhtar” dhe fotografia e të cilit është publikuar së bashku me 12 serbë të tjerë me mesazhin “se janë mbeturinat më të mëdha të shoqërisë”. D.M është distributor i produkteve në veri të Kosovës i kompanisë “Devolli Vita Corporation” nga Peja.

Në të kaluarën, në komunat në veri të Kosovës – ku gjendet edhe Zveçani – të banuara me shumicë serbe, ka pasur incidente me mjete plasëse dhe zjarrvënie, por edhe dëmtim të pronës.

Më së shpeshti, cak i këtyre incidenteve kanë qenë serbët që kanë regjistruar makinat e tyre me targat e Kosovës, por edhe serbët që punojnë në institucionet e Kosovës.

 

ME TE LEXUARAT