Serbi kalon urën për të “votuar” në Mitrovicë, polici i flet shqip dhe e kthen mbrapsht

Kosovë&Rajon

Serbi kalon urën për të “votuar” në

Një grup qytetarësh serbë u nisën sot nga Veriu i Mitrovicës për në Jug të saj me qëllim që të votonin në referendum. Por ata u detyruan të kthehen mbrapsht nga policët të cilët komunikuan me ta vetëm në gjuhën shqipe.

“Është e ndaluar, veç ec vazhdo…”, dëgjohet duke thënë polici në këtë video të “Klan Kosova”.

Kujtojmë që Beogradi po mban një referendum në të cilin qytetarët e saj do të të deklarohen në pyetjen “a jeni për konfirmimin e aktit për ndryshimin e Kushtetutës së Republikës së Serbisë?”.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ndryshimet kanë të bëjnë me gjyqësorin dhe janë pjesë e përpjekjeve të Serbisë për t’u afruar me strukturat evropiane. Zyrtarë të Bashkimit Evropian thonë se ndryshimet kushtetuese të Serbisë duhet të sigurojnë një gjyqësor të pavarur dhe pa ndikime politike.

Beogradi vendosi të shtunën që serbët nga Kosova të votojnë në disa qytete në jug të Serbisë, pasi qeveria e Prishtinës nuk lejoi votimet në Kosovë.

ME TE LEXUARAT