Qeveria e Kosovës, miraton rritjen e pensioneve deri në 100 euro

Kosovë&Rajon

Qeveria e Kosovës, miraton rritjen e pensioneve deri në 100 euro

Qeveria e Kosovës në mbledhjen që po mbahet ka miratuar propozim-vendimin e Ministrisë së Financave për rritjen e shumës së skemave pensionale për katër kategori të cilat kanë qenë nën shumën 100 euro tani do të jenë 100 euro.

Në fjalën e tij, ministri i Financave Hekuran Murati tha se vendimi për rritje të skemave pensionale të këtyre kategorive në shumën 100 euro është e përhershme pas shtesave që ishin bërë në kuadër të Pakos së Ringjalljes Ekonomike.

“Ne me të marrë mandatin në kuadër të pako së ringjalljes ekonomike kemi marrë vendim për shtesa që asnjë pension të mos ishte nën 100 euro.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Këtu janë 4 kategori, pensionet bazike që kishin vlerën 90 euro, pensionet e aftësive kufizuara që ka vlerën 75 euro, pensioni familjar që ka vlerën 90 euro dhe pensioni invalidor i punës që ka vlerën 90 euro. Siç e kemi premtuar kjo shtesë do të bëhet rritje e përhershme dhe këto kategori pensionesh asnjëra nuk do të jetë nën 100 euro andaj ju ftoj ta votojmë”, ka thënë Murati.

Propozim-vendimi i Ministrisë së Financave është miratuar me shumicë votash nga kabineti qeveritar.

ME TE LEXUARAT