Pushteti s’u jep pagat mësimdhënësve, Jasharaj: Kurti dëshiron probleme

Kosovë&Rajon

Pushteti s’u jep pagat mësimdhënësve, Jasharaj: Kurti

Pas më shumë se një muaj grevë, këtë të hënë ka filluar procesi mësimor.

Por, ani pse është dita e tretë e tetorit, mësimdhënësve ende nuk iu kanë dalë pagat e muajit shtator. Kryetari i SBAShK-ut, Rrahman Jasharaj në një prononcim për gazetën Nacionalen, thotë se janë duke pritur deri në datën 5 tetor.

E me shumë gjasë paga zor se mund të ketë për mësimdhënësit, pasi që Mimoza Kusari-Lila, kryetare e grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, ripërsëriti qëndrimin se ligji ua lejon ndalimin e pagave për grevistët.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

E në rast se nuk ndodhë një gjë e tillë, kryetari i Sindikatës së Arsimit, Rrahman Jasharaj thotë se do të merren veprime të tjera.

Madje, Jasharaj e vlerëson një gjë e tillë tingëllon si sulm ndaj tyre, pasi që shërbyesve civil, të cilët ishin në grevë bashkë me sistemin e arsimin, Ministria e Financave u ka ndarë mjetet financiare.

“Procesi mësimor ka filluar, por për momentin e keqja më e madhe është se qeveria nuk ka alokuar pagat për shtatorin për sistemin arsimor, përderisa ka alokuar pagat për shërbyesit civil, me të cilët ishim bashkë në grevë. .

Ne do të presim deri me 5 tetor, kur është edhe kufiri ligjor që duhet të bëhet bartja e pagave. Nësë kjo nuk bëhet, atëherë shihet qartë se është edhe një përpjekje e qeverisë për të krijuar situata të pakëndshme.

Nësë ndodhë kjo ne e shohim si sulm ndaj nesh.Me këtë veprim joligjor qeveria sikur po thotë që paska pasur dëshirë që greva të vazhdojë”, tha Jasharaj për Nacionalen.

Ai ka një thirrje për presidenten, kryekuvendarin e avokatin e popullit.

“Shpresoj që presidentja, kryetari i kuvendit e avokati i popullit të reagojnë për këtë padrejtësi që po bëhet.

Qeveria sikur po dëshiron që mos të ketë stabilitet në arsim”, shtoi tutje Jasharaj.

Për të ardhmen, Jasharaj thotë se Qeveria do të duhej të jetë bindur se anëtarësia është e pathyeshme. Andaj, çdo gjë, sipas tij, do duhej të zgjidhej me dialog.

“Uroj që qëveria të ketë marrë mësim nga greva, ani psë në fillim kanë menduar që do na thyejnë, por besoj që janë bindur se një gjë e tillë nuk ndodhë. Andaj duhet ta kenë parasyshë që dialogu është gjëja e duhur, asgjë tjetër”, deklaroi Jasharaj.

ME TE LEXUARAT