Protesta e studentëve trondit qeverinë serbe, sot jep dorëheqjen kryeministri Millosh Vuçeviç

Kosovë&Rajon

Protesta e studentëve trondit qeverinë serbe, sot jep dorëheqjen

Mijëra studentë serbë zhvilluan një protestë të pazakontë 24 orëshe në Beograd, duke paralizuar qarkullimin ne një prej kryqëzimeve më të mëdha të kryeqytetit.

Mediat serbe kanë njoftuar se protestat kanë tronditur qeverinë dhe priten lëvizjet e para në kabinet. Danas raporton se kryeministri Millosh Vuçeviç është drejt dorëheqjes.

Ai pritet të dalë një konferencë të jashtëzakonshme orët në vijim për të njoftuar largimin nga drejtimi i qeverisë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Një ditë më parë ishte Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç i cili njoftoi se do të pranonte kërkesat e studentëve.

Studentët nisën protestat në Serbi pas shembjes tragjike të çatisë së stacionit hekurudhor në Novi Sad ku humbën jetën 15 persona. Protestuesit e konsideruan ngjarjen si pasojë të korrupsionit që dominon në nivelet e qeverisë serbe.

ME TE LEXUARAT